> Kapitulli 9
Konsumatori
Në këtë kapitull do të mësoni çfarë do të thotë të jesh konsumator dhe pse zgjedhjet tuaja ndikojnë në cilësi, në çmime dhe në mënyrën se si funksionon tregu. Do të njihni të drejtat kryesore të konsumatorit dhe ligjin që i mbron ato në Shqipëri. Do të kuptoni si lidhen të drejtat e konsumatorit me të drejtat e njeriut, si të dalloni praktikat e pandershme tregtare dhe rreziqet online, si dhe ku mund të ankoheni kur ju shkelet një e drejtë.

