3.12. Veprimtari praktike: “Të drejtat e njeriut në jetën tonë të përditshme”

Nxënësi/ja:
  • përshkruan situata ku shkelen të drejtat e njeriut;
  • reflekton për rolin si qytetar/e aktiv/e në shoqëri;
  • kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut në jetën e përditshme.

Qëllimi i kësaj veprimtarie është që nxënësit të njohin, të kuptojnë, të interpretojnë dhe të zbatojnë të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke i lidhur ato me situata konkrete nga jeta e përditshme. Përmes analizës së situatave reale dhe hipotetike, nxënësit zhvillojnë aftësinë për të identifikuar kategoritë e të drejtave civile dhe politike; personale, private dhe familjare; ekonomike, sociale dhe kulturore, vlerësojnë nëse këto të drejta respektohen apo cenohen, si dhe argumentojnë mënyra konkrete për mbrojtjen e tyre.
Kjo veprimtari kontribuon drejtpërdrejt për zhvillimin e kompetencave kyçe, veçanërisht:
• kompetencës qytetare, duke nxitur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe detyrimet e qytetarit në një shtet të së drejtës;
• kompetencës së të menduarit kritik, përmes analizës, interpretimit dhe argumentimit të situatave;
• kompetencës së komunikimit dhe të bashkëpunimit, përmes punës në grup dhe diskutimit;
• kompetencës për të nxënë gjatë gjithë jetës, duke i pajisur nxënësit me njohuri dhe qëndrime që lidhen me respektimin e dinjitetit njerëzor.
Në përfundim, veprimtaria synon që nxënësit të kalojnë nga njohja teorike e të drejtave themelore të njeriut drejt zbatimit dhe interpretimit të tyre praktik, duke formuar qytetarë të ndërgjegjshëm, aktivë dhe të përgjegjshëm.

SITUATË RASTI

“Jeta e përditshme e Arditit”
Arditi është një 35-vjeçar që jeton në një qytet të Shqipërisë me familjen. Ai punon në një ndërmarrje ndërtimi dhe ka kontratë pune, por kohët e fundit vëren se kushtet e sigurisë në punë nuk respektohen plotësisht dhe orët shtesë nuk paguhen gjithmonë sipas ligjit.
Arditi dhe bashkëshortja e tij e regjistrojnë fëmijën në një shkollë publike dhe përfitojnë nga shërbimet shëndetësore publike kur ai sëmuret. Këto shërbime janë të rëndësishme për mirëqenien e familjes.
Një ditë, Arditi merr pjesë në një protestë paqësore për përmirësimin e infrastrukturës së lagjes dhe shpreh lirshëm mendimin e tij. Në të njëjtën kohë, ai kujdeset që jeta private dhe familjare të respektohet dhe nuk lejon ndërhyrje të pajustifikuara në banesën e tij apo në komunikimet personale.
Në kohën e lirë, Arditi merr pjesë në aktivitete kulturore lokale dhe kontribuon për ruajtjen e traditave të zonës.

1. Identifikimi i të drejtave. Lexoni situatën dhe plotësoni tabelën.

  • Situata
  • Kushtet e punës dhe pagesa
  • Arsimimi i fëmijës
  • Kujdesi shëndetësor
  • Pjesëmarrja në protestë paqësore
  • Respektimi i jetës private dhe i banesës
  • Aktivitetet kulturore
  • Lloji i së drejtës
  • Kushtet e punës dhe pagesa
  • Arsimimi i fëmijës
  • Kujdesi shëndetësor
  • Pjesëmarrja në protestë paqësore
  • Respektimi i jetës private dhe i banesës
  • Aktivitetet kulturore

2. Analiza. Përgjigjuni shkurt:

1. Cilat të drejta respektohen në këtë situatë?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
2. Cilat të drejta rrezikojnë të cenohen?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

3. Mendim kritik

Si mund të veprojë Arditi për të mbrojtur të drejtat e tij?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

4. Roli i institucioneve

Cili është roli i shtetit dhe i institucioneve në garantimin e këtyre të drejtave?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

5. Reflektim personal

Pse është e rëndësishme që qytetarët t’i njohin të drejtat e tyre?