3.13. Përsëritje: “Të drejtat e njeriut”

Nxënësi/ja:
  • shpjegon se çfarë janë të drejtat e njeriut dhe pse ato i përkasin çdo njeriu;
  • analizon të drejtat themelore të njeriut të përfshira në Kushtetutën e Shqipërisë;
  • vlerëson rëndësinë e mbrojtjes ligjore të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kjo temë ju ndihmon të rikujtoni konceptet kryesore të kapitullit dhe të kontrolloni sa mirë i keni kuptuar përmes ushtrimeve të ndryshme, pyetjeve praktike dhe një stuhie mendimesh grafike.
“Harta e të drejtave të njeriut”
Plotësoni hartën konceptuale më poshtë me fjalë kyçe dhe shembuj.

Plotësoni vendet boshe

(qenie njerëzore, të patjetërsueshme, liri, 1948, 1953, 1996, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut)
• Të drejtat e njeriut i përkasin çdo personi vetëm sepse është ____________.
• Të drejtat e njeriut janë ____________ (nuk mund të hiqen).
• Të drejtat civile dhe politike quhen shpesh ____________ themelore.
• DUDNJ-ja u miratua në vitin ____________.
• KEDNJ-ja hyri në fuqi në vitin ____________ dhe Shqipëria e ratifikoi në ____________.
• Kur shterohen mjetet juridike kombëtare, individi mund t’i drejtohet ____________.

Gjeni alternativën e saktë

• Të drejtat e njeriut janë:
a) privilegje që jepen nga shteti;
b) të drejta që i përkasin çdo njeriu;
c) të drejta vetëm për qytetarët;
ç) të drejta vetëm për të rriturit.
• Shteti i së drejtës do të thotë se:
a) ligji zbatohet vetëm për qytetarët;
b) institucionet janë mbi ligjin;
c) të gjithë i nënshtrohen ligjit;
ç) ligjet ndryshohen sipas dëshirës.
• E drejta për mjedis të shëndetshëm bën pjesë te:
a) të drejtat civile;
b) të drejtat politike;
c) të drejtat e brezit të tretë (kolektive);
ç) të drejtat individuale.
• Demokracia është një regjim politik që:
a) mbështetet vetëm te vendimet e qeverisë;
b) përjashton pjesëmarrjen e qytetarëve;
c) bazohet në vullnetin e qytetarëve dhe zgjedhje të lira;
ç) kufizon lirinë e shprehjes.

• Një nga elementet themelore të demokracisë është:
a) vendimmarrja arbitrare;
b) zgjedhjet e lira, të barabarta dhe periodike;
c) përqendrimi i pushtetit në një institucion;
ç) mungesa e pluralizmit politik.
• Shteti i së drejtës nënkupton se:
a) ligjet zbatohen vetëm për qytetarët;
b) shteti vepron sipas vullnetit të qeverisë;
c) të gjithë i nënshtrohen ligjit, përfshirë; institucionet;
ç) gjykatat varen nga pushteti politik.
• Parimi i ndarjes së pushteteve synon:
a) forcimin e pushtetit ekzekutiv;
b) kontrollin dhe balancimin e pushtetit shtetëror;
c) dobësimin e gjykatave;
ç) heqjen e përgjegjësisë së institucioneve.

E vërtetë apo e gabuar?

□ Të drejtat e njeriut janë të njëjta për të gjithë.
□ Një e drejtë e shkelur do të thotë se ajo humbet përgjithmonë.
□ Disa të drejta mund të kufizohen, por vetëm me ligj dhe në mënyrë proporcionale.
□ Ndalimi i torturës është e drejtë absolute.
□ Gjykata Kushtetuese kontrollon përputhjen e ligjeve me kushtetutën.