> Kapitulli 7
Korrupsioni: format, pasojat dhe lufta kundër tij
Në këtë kapitull do të mësoni çfarë është korrupsioni, si shfaqet në forma të ndryshme (ryshfet, nepotizëm, konflikt interesi, trafik ndikimi), pse ndodh dhe pse “gjërat e vogla” mund të kthehen në problem madhor për shoqërinë. Ju do të kuptoni se si korrupsioni dëmton ekonominë, shërbimet publike, besimin tek institucionet dhe demokracinë (p.sh., blerja e votës). Gjithashtu, do të njiheni me ligjet dhe me institucionet që e luftojnë korrupsionin në Shqipëri (SPAK-u, GJKKO-ja, KLSH-ja, ILDKPKI-ja dhe konventat ndërkombëtare), si edhe me rolin tuaj si qytetarë të rinj: të refuzoni favore të padrejta, të kërkoni transparencë, t’i rezistoni presionit të grupit dhe të bëni zgjedhje etike në shkollë dhe në komunitet.

