Nxënësi/ja:
- identifikon veprime pozitive që kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit;
- kupton rëndësinë e mbrojtjes dhe të mirëmbajtjes së pronës publike;
- shfaq angazhim dhe përgjegjësi qytetare, duke sjellë shembuj nga përvoja personale.
Nëpërmjet kësaj veprimtarie, nxënësit reflektojnë për veprimet pozitive që kontribuojnë për përmirësimin e komunitetit, kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes dhe të mirëmbajtjes së pronës publike, shfaqin angazhim dhe përgjegjësi qytetare, duke sjellë shembuj nga përvoja personale, si dhe zhvillojnë aftësi bashkëpunimi përmes kontributit për krijimin e një produkti të përbashkët për klasën.
Për të realizuar këtë veprimtari, çdo nxënës sjell:
- një fotografi personale (të printuar ose digjitale), ku shfaqet duke marrë pjesë në nisma komunitare (pastrim parku, mbjellje pemësh, ndihmë vullnetare) ose duke u kujdesur për pronën publike (shkollë, lagje, kënd lojërash).
Fotografia duhet të jetë e vërtetë dhe personale.
Duhet të shoqërohet me një fjali shpjeguese: “Në këtë fotografi po… sepse…”.
Nxënësit prezantojnë shkurtimisht fotografitë e tyre në klasë.
- Diskutohet:
– Çfarë përfaqëson kjo nismë?
– Si e ndihmon komunitetin?
– Çfarë do të ndodhte, nëse nuk do të vepronte askush? - Krijohet posteri i përbashkët me fotografitë e nxënësve të klasës me titullin “Kujdesemi për pronën publike – veprojmë sot për të ardhmen”.
- Posteri vendoset në klasë ose në korridorin e shkollës.



