> Kapitulli 8
Të drejtat e punës
Në këtë kapitull ju do të njiheni me konceptin e punës dhe si ajo është pjesë e dinjitetit të njeriut dhe se marrëdhëniet e punës rregullohen me ligj. Ju do të njiheni me rolin e Kodit të Punës, të drejtat themelore të punëtorëve, si: mosdiskriminimi, paga e drejtë, pushimet, siguria, kontrata e punës dhe elementet e saj, rreziqet e punësimit informal (“puna në të zezë”) dhe rregullat që mbrojnë punësimin e të miturve. Në fund, kapitulli trajton ndikimin e teknologjisë dhe të globalizimit në tregun e punës dhe thekson nevojën për aftësi ligjore për të kuptuar kontratat (edhe digjitale) dhe për të marrë vendime për karrierën.

