> Kapitulli 10
Siguria rrugore
Në këtë kapitull do të kuptoni se rruga është hapësirë e përbashkët publike dhe se rregullat e qarkullimit shërbejnë për sigurinë dhe për jetën. Ju do të njiheni shkurt me elementet dhe llojet e rrugëve, si dhe me faktin që kryqëzimet janë pika ku rreziku rritet dhe duhet më shumë vëmendje. Më pas do të mësoni çfarë është qendra e banuar dhe pse aty kërkohet kujdes në një nivel më të lartë (më shumë këmbësorë, parkime, shkolla, ndalesa). Ju do të kuptoni, gjithashtu, rolin e sinjalistikës rrugore dhe rendin e zbatimit të sinjaleve (polici, semafori, shenjat dhe vijëzimet).
Kapitulli do t’ju përgatitë të jeni këmbësorë të sigurt: ku dhe si të kaloni rrugën, si të ecni në trotuar ose në bankinë, si të silleni në grup natën dhe në mot të keq dhe si të zbatoni parimin “të të shohin dhe të shohësh”. Në fund do të njiheni me rregullat kryesore për pasagjerin, për lëvizjen me transport publik, për përdoruesit e mjeteve, si biçikleta dhe skuteri, si edhe çfarë bëhet në rast emergjencash dhe aksidentesh.

