> Kapitulli 3

Të drejtat e njeriut

Në këtë kapitull do të mësoni çfarë janë të drejtat e njeriut, pse ato janë thelbësore për të jetuar me dinjitet dhe si lidhen drejtpërdrejt me shtetin, demokracinë dhe jetën e përditshme të secilit prej nesh. Kapitulli ju ndihmon të kuptoni se të drejtat nuk janë privilegje, por i përkasin çdo njeriu vetëm sepse është qenie njerëzore.
Do të njiheni me kategoritë kryesore të të drejtave, mënyrat se si ato mbrohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe me rastet kur ato mund të kufizohen ose të jenë konflikt me njëra-tjetrën. Përmes shembujve konkretë, studimeve të rasteve dhe veprimtarive praktike do të reflektoni për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për rolin tuaj si qytetarë aktivë për t’i mbrojtur ato.