> Kapitulli 6
Prona
Në këtë kapitull do të mësoni konceptin e pronës dhe rëndësinë e saj si një e drejtë që mbrohet me ligj. Do të dalloni pronën private, pronën publike dhe pronën intelektuale, si dhe do të kuptoni se pse dëmtimi ose marrja e pronës pa leje përbën shkelje ligjore. Kapitulli do t’ju njohë me veprat penale kundër pronës, si: vjedhja, vandalizmi dhe përvetësimi i paligjshëm, si edhe me pasojat penale dhe civile që sjellin ato. Gjithashtu, do të analizoni ndikimin që ka dëmtimi i pronës publike në komunitet dhe rolin e përgjegjësisë qytetare dhe të dëshmitarit aktiv në parandalimin e këtyre veprimeve. Në përfundim, kapitulli do t’ju udhëzojë për përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar të drejtën e autorit dhe etikën digjitale.

