> Kapitulli 2
Kushtetuta
Në këtë kapitull do të mësoni se çfarë është kushtetuta dhe pse ajo është kaq e rëndësishme për jetën tonë të përditshme. Do të kuptoni se kushtetuta nuk është thjesht një dokument ligjor, por një marrëveshje e përbashkët mes qytetarëve dhe shtetit, e cila vendos rregullat bazë të bashkëjetesës në shoqëri.
Do të njiheni me funksionet kryesore të kushtetutës, si ruajtja e qëndrueshmërisë politike dhe krijimi i rendit juridik. Do të mësoni, gjithashtu, për parimet themelore mbi të cilat mbështetet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht për parimin e demokracisë dhe të kushtetutshmërisë.
Njohja e kushtetutës dhe e parimeve të saj ju ndihmon të kuptoni rolin tuaj si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm në një shoqëri demokratike.

